Një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet burg laureatin bjellorus të Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski për akuzat për kontrabandë dhe evazion fiskal.

 

 

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë quajtur dënimin “ndëshkim të motivuar politikisht” nga udhëheqësi autoritar Aleksandr Lukashenkas.Një qendër e të drejtave të njeriut në Minsk tha se gjykata e qarkut dënoi gjithashtu për të njëjtin rast, aktivistët Valyantsin Stefanoviq dhe Uladzimer Labkoviq, respektivisht me nëntë vjet dhe shtatë vjet burgim.

 

Burrat, të cilët dolën në gjyq në fillim të janarit, kanë mohuar akuzat për sjelljen e parave në Bjellorusi për "veprimtari të paligjshme dhe financim".

 

Bialiatski, i cili ka luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Bjellorusi gjithë jetës së tij, u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2022.

 

Ai është themelues i Qendrës për të Drejtat e Njeriut “Vyasna”.Organizata u shpall e jashtëligjshme nga Gjykata e Lartë e Bjellorusisë në tetor të vitit 2003 për rolin e saj në monitorimin e zgjedhjeve presidenciale të vendit të vitit 2001. Megjithatë, ajo ka vazhduar punën e saj si një OJQ e paregjistruar.

 

Në vitin 2022, Komiteti Norvegjez i Nobelit vendosi që Çmimin Nobel për Paqe ta ndajë për aktivistin e të drejtave të njeriut, Ales Bialiatski, nga Bjellorusia, organizatën ruse të të drejtave të njeriut, Memorial, si dhe organizatën ukrainase për të drejtat e njeriut, Qendra për Liritë Civile./REL