Teksa përfundoi protesta e opozitës para kryeministrisë, Kreu i PD, Sali Berisha në një prononcim për mediat para selisë blu u pyet nga gazetarët nëse do lirojë selinë blu nëse gjtkat ai jep vulën Enkelejd Alibeaj.

 

Berisha u përgjigj se nuk do të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën.

 

“Mirënjohje për dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe mbushën bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë. E kam thënë nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Në protestë ishim për Edi Ramën, për ne armik numër një është Edi Rama.”-tha Berisha.