Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan, pati një takim në Turkevi në Nju Jork me Presidentin e Këshillit të Sovranitetit Sudanez, Abdülfettah Abdülrahman El Burhan, ku shkoi për Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara.

Nga kabineti i presidentit njoftojnë se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Sudanit, çështje rajonale dhe globale.

Gjatë takimit, presidenti Erdoğan deklaroi se marrëdhëniet e Türkiyes me Sudanin po përmirësohen dita ditës dhe se solidariteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet.

Presidenti Erdoğan deklaroi se duhet të shtohen aktivitetet e ndihmave për të parandaluar krizën humanitare në Gaza, e cila po përkeqësohet nga sulmet izraelite dhe se Türkiye po bën çmos për t'u ardhur në ndihmë të shtypurve palestinezë./TRT