Infertiliteti në Shqipëri është rritur dhe shkak për këtë është mënyra e jetesës. Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, thotë se katër në 10 mjeshkuj shqiptarë janë infertilë:

"Infertilitet do të thotë pamundësia e arritjes së një shtatzënie me marrëdhënie seksuale të pambrojtura për një vit rresht. Nëse një çift bën marrëdhënie seksuale të pambrojtura për një vit rresht dhe nuk ngel shtatzënë quhet infertilitet.

Pra dhe nuk është logjike dhe nuk është normale që dikush që martohet dhe thotë pas një muaji, “nuk më ngel gruaja shtatzënë”, kjo dëgjohet vetëm në Shqipëri.

Më tepër shkaqet mund të jenë nga mashkulli. Sot në 10 veta, katër nuk kanë mundësi. Shkaqet mashkullore të infertilitetit, ka të dhëna që në Shqipëri janë më tepër se në Europë. Ka të bëjë mënyra e jetesës, abuzimet, alkooli, duhani, drogërat".

Sipas mjekut gjinekolog, 90% e grave dhe vajzave kanë dhimbje gjatë ciklit.

 

Kjo sjell luhatje të humorit, gjendje stresi, ankthi. Këto vijnë nga çrregullimet hormonale./Tema