Sulmuesi i Mainz 05, Brajan Gruda, ka lënë grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Gruda ishte ndër opsionet e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, megjithatë duket se tashmë ai nuk ka më ndonjë mundësi për të qenë pjesë e “pancerave” në këto ndeshje.

“Sky Germany” raporton se lojtari me orgjinë nga Shkodra do të ketë shans tjetër për ta dëshmuar vetën pas Evropianit.

“Brajan Gruda është larguar nga kombëtarja shkaku i një lëndimi (probleme muskulore)”.

“20-vjeçari nuk do të jetë në skuadrën e Kampionatit Evropian, mirëpo ai ka impresionuar shumë”.

“Gruda pritet të ketë mundësi tjera te Gjermania pas Kampionatit Evropian”, shkruan ndër të tjera gazetari Florian Plettenberg.

Tani, nuk dihet nëse FSHF-ja dhe përzgjedhësi Sylvinho mund të tentojnë ta bindin sërish Grudën meqenëse deri më tani s’kanë arritur t’ia dalin.

Sylvinho u takua me Grudën para disa muajve, por duket se nuk ishte në gjendje ta bindnin./Tema