Në kuadër të transparencës, Autoriteti publikon online dhe në letër çdo dy muaj buletinin e veprimtarisë së AIDSSH-së përgjatë vitit.
Buletinët botohen në përputhje me ligjet: nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar, nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar; “Rregulloren për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në AIDSSH”, miratuar me vendimin nr. 25, datë 25/05/2017 dhe “Rregulloren mbi publikimin e veprimtarisë së Autoritetit, në ushtrim të detyrave funksionale të ngarkuara me ligj, përmes buletinit në letër apo online në faqen e Autoritetit”, miratuar me vendimin nr. 88, datë 22/2/2019 të Autoritetit.
Në zbatim të ligjit nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar” dhe vendimit nr. 312, datë 16.03.2011 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për punën me informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, vendimet e Autoritetit të cilat ruajnë nivel klasifikimi të informacionit, si dhe përmbajnë informacion të klasifikuar sekret shtetëror, nuk gjenden të publikuara në faqen zyrtare të AIDSSH-së.
Buletinët mund të gjenden online në faqen e Autoritetit./Tema