Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe janë të kënaqura nga vendimi i marrë kundër Iranit në Bordin e Drejtuesve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Në një deklaratë të përbashkët nga zëdhënësit e ministrive të Jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë thuhet se qeveritë e vendeve në fjalë janë të kënaqura me vendimin e marrë nga Bordi i drejtuesve të IAEA-së në lidhje me Iranin.

Deklarata vë në dukje se vendimi është një "përgjigje ndaj refuzimit të Iranit për të bashkëpunuar me mirëbesim me IAEA në lidhje me lëndët e tij bërthamore të padeklaruara në rajone të ndryshme në territorin e tij".

Irani duhet të bashkëpunojë me IAEA-në thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se ky vend është i detyruar t'i raportojë Agjencisë të gjitha lëndët dhe aktivitetet e tij bërthamore në përputhje me Traktatin për Parandalimin e Përhapjes Bërthamore (NTP).

Më tej bëhet e ditur se Irani duhet të bëjë deklaratën e nevojshme teknike për të zgjidhur problemet e IAEA-së. Në vendimin e marrë kundër Iranit në Bordin e Drejtuesve të IAEA-së, u theksua se Irani nuk ka bërë bashkëpunim të mjaftueshëm me Agjencinë.

Në vendim është kërkuar që të respektohen menjëherë nenet e "Marrëveshjes së Përbashkët" të arritur mes Iranit dhe IAEA-së në mars të vitit 2023 si dhe të lejohen punimet e inspektorëve me përvojë që Agjencia ka dërguar për verifikim dhe aktivitetet inspektuese në këtë vend./aa