Një objekt misterioz është parë në qiell gjatë kurorëzimit të mbretit Charles III, gjatë shfaqjes ajrore të aeroplanëve “Red Arroës”.

 

 

Simon Balson, 59 vjeç po fotografonte shfaqjen ajrore, e cila nuk u zhvillua sipas planifikimeve për shkak të motit me shi, kur vuri re objektin e pazakontë.

 

Fotografi thotë se ai “nuk e ka idenë” se çfarë ishte ai objekt, duke shtuar se kohët e fundit ka pasur “shumë pamje të pashpjegueshme” në zonën e Londrës Lindore, sipas Mirror.

 

 

Fotot e shkëlqyera shfaqin aeroplanët “Red Arroës” duke fluturuar drejt qendrës “Mall” në Londër, ndërsa sipër tyre rrinte pezull një objekt i kuq.

 

Për shkak të motit të keq që mbretëroi gjatë eventit, ai nuk i kishte kontrolluar fotot deri në mëngjesin e djeshëm kur ka pikasur objektin e pazakontë në njërën prej fotografive.

 

“Po shkrepja disa fotografi nga kati i 13-të i pallatit tim në Limehouse, teksa aeroplanët fluturonin mbi qytet”, tha Balson.

 

“Moti ishte i keq, kështu që nuk kishte zogj në ajër, dhe unë nuk mund t’i shihja aeroplanët kështu që nuk i kontrollova fotot deri më vonë”, shtoi tutje ai.

 

“Megjithatë, kur e vura re, pashë këtë objekt të çuditshëm dhe thjesht mendova ‘çfarë dreqin është ai objekt’. Përmirësova imazhin dhe u përpoqa të rrisja specifikat për të parë se çfarë ishte, duket si një gogël pluskuese apo diçka e ngjashme”, vazhdoi ai.

 

“Ka pasur shumë pamje të çuditshme ‘UFO’ kohët e fundit, kështu që mendova se njerëzit e tjerë mund të ishin në gjendje të hamendësonin se çfarë ishte ai objekt”, deklaroi Simon.