Njësia kërkimore e gjeoshkencave dhe gjeoinxhinierive pranë Akademisë së Shkencave mori pjesë në Kongresin e 12-të të Shoqatës Gjeofizike Ballkanike, në Kopaonik (Serbi).
Studiuesit shqiptarë patën takime pune me përfaqësues të Sistemit të Observimit të Pllakës Europiane (EPOS). Në këtë kongres u paraqitën shtatë referate për çështje të sizmologjisë për probleme të gjeoshkencave në Shqipëri.
Nga Akademia e Shkencave morën pjesë anëtarët dhe bashkëpunëtorët e kësaj njësie: akad. asoc. Rrapo Ormeni; dr. Dhurata Ndreko, dr. Arjol Lule dhe dr. Erald Silo, të cilët paraqitën shtatë referime shkencore. Në kongres pati referime për gjeofizikën shqiptare edhe nga sizmologë të huaj.
Referimet shkencore të paraqitura në Serbi:
- “Statistical analysis of current seismicity in the Kurbnesh-Kukes-Prizren zone, Albania”, përgatitur nga Rrapo Ormëni, Öztürk Serkan, Arjol Lule dhe Dhurata Ndreko;
- “Evaluation of macroseismic field of moderate 2023 Klosi earthquake M4.8, Albania”, përgatitur nga Dhurata Ndreko, Rrapo Ormëni e Arjol Lule;
- “Moderate to strong earthquakes of Albania during this century and seisogenic zone”, përgatitur nga Arjol Lule, Rrapo Ormëni e Dhurata Ndreko;
- “Building the bathymetric map of the coastal line of Adriatic Sea, Seman region, Albania, with the aid of geological and reflection seismics cross-sections”, përgatitur nga Erald Silo e Rrapo Ormëni;
- “Seismotectonic activity of Curraj i Epërm-Rragam transversal fault zone, Albania”, përgatitur nga Rrapo Ormëni, Neki Frashëri Neki, Arjol Lule, Dhurata Ndreko, Erald Silo e Klodian Skrame;
- “Seismicity of Shkodër-Pejë deep fault zone during this century”, përgatitur nga Arjol Lule, Rrapo Ormëni, Dhurata Ndreko e Erald Silo;
- “Some aspects of seismic activity of Albania and its surrounding during 2023 year”, përgatitur nga Dhurata Ndreko, Rrapo Ormëni e Arjol Lule./ata