Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho. Report Tv mëson se Braho do të zëvendësohet në detyrën e saj nga Niko Hysa, i cili është fizikant në profesion.
Vjollca Braho u emëruar në këtë post në nëntor të vitit 2021 dhe zëvendësoi Albert Nikollën. Braho mbante postin e drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ndërsa më herët ajo mbante postin e zv.kryetares së këshillit bashkiak të Tiranës.
Braho ka mbajtur dhe detyrën e drejtores së përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor./SyriNet