Inteligjenca artificiale mund ta zbulojë kancerin e gjirit pesë vjet më shpejt se sa metodat tradicionale.

”Ky është rezultati i bujshëm i marrë nga studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Masaçusetsit (MIT)”, shkruan adnkronos.com.

Ky rezultat vjen pasi ekipi shkencor krijoi një sistem inovativ të bazuar në inteligjencën artificiale, i aftë për të parashikuar fillimin e kancerit të gjirit deri në pesë vjet përpara diagnozës klinike.

Mekanizmi bazohet në teknologjinë që karakterizon IA dhe i lejon këto sisteme të mësojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre përmes përvojës dhe mbledhjes së të dhënave.

I njëjti proces që ngre shqetësime për privatësinë mund të ofrojë një shpresë të re të madhe në luftën kundër kancerit.

Sistemi, i quajtur ”Mirai”, u testua në tre spitale të vendosura në zona të ndryshme gjeografike: SHBA, Suedi dhe Tajvan për të verifikuar efektivitetin e tij në grupe të ndryshme etnike, një aspekt thelbësor pasi shumë modele ekzistuese parashikuese nuk janë efektive me popullata të tilla si afrikane dhe amerikane.

”Mirai” ka dëshmuar se i kapërcen këto pengesa, duke ofruar rezultate premtuese./ata