Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gerti Shima po ndjekin nga afër punimet e Asamblesë së 53-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Europian.
Këtë Asamble e ka përshëndetur edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Botëror, Thomas Bach, ndërsa raportin e përgjithshëm e mbajti Presidenti i Komitetit Olimpik Europian, Spyros Capralos.
Gjatë zhvillimeve të kësaj Asambleje do të ketë shumë prezantime mbi mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike Paris 2024, përgatitjet për Lojërat Dimërore Cortina 2026, Lojërat Europiane dhe Festivali Olimpik Rinor, Lojërat e vendeve të vogla Europiane, si edhe caktimi i Asamblesë së 54-t, që do mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm në Frankfurt të Gjermanisë.
Në Axhendën e Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, janë një sërë takimesh me drejtues të lartë të Komitetit Olimpik Europian dhe në veçanti me Presidentin Spyros Capralos, si edhe me Presidentë dhe Sekretarë të Komiteteve Olimpike nga e gjithë Europa./ata