Sot është Dita e Sigurisë Ushqimore.
 
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vlerësoi se, “zgjerimi i testeve të akredituara luan një rol kyç në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe përmirësimin e standarteve ushqimore në vend”.
 
Sipa saj, 1631 teste të akredituara nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), është garanci e fortë për sigurinë ushqimore.
 
“Këtë vit synojmë të akreditojmë 252 teste të tjera, duke arritur një total prej 1738 teste të akredituara, si indikatori i matjes së besueshmërisë së rezultatit lidhur me kontrollet mbi cilësinë e produkteve, shëndetit të bimëve dhe kafshëve”, tha Denaj.
 
Gjithashtu informoi ministrja, akreditohemi me ISUV brenda vitit për testin e pesticideve në bimë medicinale duke ulur koston dhe kohën, por mbi të gjitha rritur ndërgjegjësimin në këtë sektor jetik për cilësinë./ata