Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me policinë dhe autoritetet ligj zbatuese partnere në goditjen e grupit kriminal të trafikut të qenieve njerëzore.

Mësohet se në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa u lëshuan 30 masa arresti me burg dhe 6 arrest shtëpie.

Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente.

 

Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri.

Mësohet se disa prej personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndodhen në burg jashtë vendit.

Në operacion përveç SPAK dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar edhe autoritetet në Spanjë, Itali, Kosovë dhe SHBA./GazetaShqiptare