Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua sot një takim me konsujt e BE-së të akredituar në Tiranë, me drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile dhe përfaqësues nga Departamenti i Kufirit dhe Emigracionit.

Në takim u diskutuan një serë çështjesh me interes të përbashkët si: shkëmbimi i bashkëpunimit për çështjet konsullore dhe civile; komunikimi me autoritetet shqiptare në rast emergjence; procedurat për shëtitjet e qytetarëve të BE-së në Alpet e Shqipërisë duke kaluar përmes kufirit të gjelbër  në vendet fqinje; njohja me dokumentet elektronike që lëshohen nga E-Albania si edhe ndikimi i rritjes së numrit  të turistëve  në institucione.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  mbetet e angazhuar në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të ngrituara dhe organizimin në mënyrë periodike të këtyre takimeve./ata