Juventusi është duke konsideruar futjen në merkato për të zëvendësuar të dëmtuarin Geison Bremer, i cili mbylli sezonin pas një dëmtimi në Champions League.
Trajneri Thiago Motta i ka kërkuar klubit të preferuarin e tij, mbrojtësin holandez Sam Beukema. 25-vjeçari është pjesë e Bolognas dhe sezonin e shkuar ishte nën urdhërat e Mottas, teksa në janar "Zonja" do kërkojë ta bëjë të vetin, paçka kontratës deri në verën e 2027 që mbrojtësi ka me bolonjezët. Cristian Giuntioli është gati të ofrojë deri në 20 mln euro për të.
Ndërkohë Goal.com bën me dije se për bardhezinjtë mund të ketë edhe një skenar emergjence dhe në plan të parë ka dalë Sergio Ramos, legjenda e Real Madrid që është ende pa kontratë dhe si lojtar i lirë mund të afrohet në ekip pa humbur kohë. Kalulu, Gatti dhe Danilo janë gati; mirëpo Motta kërkon një tjetër element./Shqiptarja