Prezenca e OSBE-së në Shqipëri uron Mirela Bogdanin për zgjedhjen në postin e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në një njoftim për shtyp OSBE bën të ditur se prezenca po vëzhgon me vëmendje procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga ana tjetër thekson nevojën për konsensus, mbështetur mbi parimet e integritetit dhe meritokracisë.

“OSBE pret të vijojë bashkëpunimin me KLP-në për rritjen e integritetit dhe respektimin e shtetit të së drejtës. Prezenca po vëzhgon me vëmendje procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe thekson nevojën për konsensus, mbështetur mbi parimet e integritetit dhe meritokracisë’”, thuhet në njoftimin e OSBE-së./ata