Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka reaguar për përzgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së shprehet se institucione të forta dhe të pavarura gjyqësore janë kyçe për Shqipërinë dhe rrugën e saj të anëtarësimit në BE.
“Delegacioni i BE-së është duke ndjekur nga afër përzgjedhjen e avokatëve anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Parlamenti sot. Bashkimi Evropian pret që Parlamenti të sigurojë standarde të larta të integritetit dhe meritës, duke përzgjedhur kandidatët më të kualifikuar”, thuhet më tej.
Ndërkohë që Delegacioni siguron për mbështetjen e BE-së në konsolidimin e reformës në Drejtësi.
“BE-ja vazhdon të mbështesë fuqimisht konsolidimin e reformës në drejtësi dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, citohet deklarata./ata