Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e Portit të Durrësit, pas nënshkrimit të marrëveshjes me investitorin Alabbar.

 

Në lidhje me këtë çështje Rama ka thënë se është koha për të nisur punën në terren. Projekti sipas tij do të sjellë impakt të shpejt në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

 

“Koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë i vështirë, me shume yçkla në aspektin tekniko ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës dhe hapjes së fronti të ri punësimi. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptarë si një lokomotive që do sjell impakt të jashtëzakonshme në rritjen e  shpejtë të zhvillimit ekonomik. Do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguar për shumëkënd që s’do ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë të ikë jashtë. 

 

Vijë e stërndotur nga shumë dekada mu ngjitur me plazhin më të madh të Shqipërisë, investimi do transformojë tërësisht të gjithë parametrat mjedisor që është një zonat më të ndotuara. Investimi do sjellë edhe zgjidhje të reja për energjinë për eficencën energjetike, për të garantuar energji të gjelbër përmes diellit. Shqiptarët do krenohen nesër më shumë se të gjithë të tjerët për këtë flamur të ri të ndryshimit dhe transformimit të”, tha Rama.