Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e një poste private, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 3 punonjës për kontrabandë mallrash.
Në cilësinë e provës materiale, autoritetet kanë sekuestruar 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme; veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj.
Policia bën me dije se këto produkte ishin pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.
“Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasi A. Sh., në Linzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave”,-njofton policia.