Edicioni i 17-të i Kampionatit Europian do të ngrejë siparin të premten e 14 Qershorit. 10 stadiume do të mirëpresin turneun që i është besuar Gjermanisë, duke premtuar spektakël dhe emocione të pafundme.

Për herë të dytë në këtë kompeticion do të marrë pjesë kombëtarja shqiptare që gjendet në Grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. “Signal iduna Park” në Dortmund të do pres takimin debutues mes kuqezinjve dhe kampionëve në fuqi të Europës, Italisë.

Një impiant me kapacitet prej 62 mijë vendesh, që krenohet me tarracën më të madh të tifozëve që qëndrojnë në këmbë. I njohur si “muri i verdhë”, kjo tribunë mbanë deri në 25 mijë tifozë të pasionuar për të krijuar një atmosferë elektrizuese që njihet në mbarë botën.

Takim që do të luhet në orën 21 të së Shtunës së 15 Qershorit, 90 minutësh që do të mbetet mend gjatë për të gjithë ata që do e shijojnë nga shkallët e stadiumit.

‘Volksparkstadion” në Hamburg do të jetë impianti që do të pres takimin e dytë, atë mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Një stadium që mban edhe rekordin për numrin më të lartë të tifozëve në ndeshjet e kampionatit vendas që prej Luftës së Dytë Botërore.


88 mijë tifozë ndoqën takimin mes Hamburgut dhe Kwlnit, pavarësisht se kapaciteti normal është rreth 49 mijë. Llogaritë e grupit do të përcaktohen në takimin e 24 Qershorit. Në Dyseldorf, Shqipëria sfidon Spanjën, me stadiumin që do të ketë të paktën 47 mijë tifozë në shkallët e tij.

Dyseldorf Arena ka një çati unike dhe sistem ngrohje të integruar, duke lejuar që të zhvillohet ndeshje pavarësisht kushtet atmosferike. Impiant modern që shpresojmë ta shijojmë siç duhet dhe të shkojmë përtej fazës së grupeve./Tema