Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë, do të kushtojë rreth 2.87 mld lekë, pa TVSH apo 0.46 mld lekë më pak se fondi limit i vënë në dispozicion që ishte rreth 3.33 mld lekë.

Punimet në këtë aks rrugor do të kryhen të ndara në dy lote e për pasojë Autoriteti Rugor Shqiptar zhvilloi 2 tenderë të ndarë për secilin prej tyre.

Faza e parë u fitua nga konsorciumi i dy kompanive e më konkretisht, Bami Holding dhe Curri, me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH.

Ndërkohë që, tenderi për fazën e dytë është fituar nga bashkimi i 3 operatorëve, që janë “Elmazaj Konstruksion”, “Ndërtimi” dhe “ Ndregjoni”. Oferta e tyre arrin në rreth 1.49 mld lekë.

5 km e parë ku do të ndërhyhet për zgjerimin e këtij aksi përfshijnë segmentin nga Tirana deri në mbikalimin e Rinasit, ndërkohë që për pjesën tjetër të autostradës deri më tani nuk është përcaktuar ende se kur do të ndërhyhet.

Sipas afateve të njoftuara rruga e zgjeruar do të duhet të jetë gati 1 vit e gjysmë nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Paralelisht, për të aksesuar Durrësin do të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa. Edhe për këtë këtë aks rrugor pak ditë më parë u shpall kompania fituese për loti 1, teksa oferta kapte një vlerë prej rreth 568 mln lekë, pa TVSH./Tema