Autori i masakrës me tre gra të vrara dhe tre të tjera të plagosura, Dan Hutra ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku pritet tw caktohet masa e sigurisw. Seanca zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, ku 40-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë.

 

Krimi i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik, i cili me plumbat e kallashnikovit u mori jetën 3 grave të pafajshme dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë. Dan Hutra, një ish- i dënuar për vrasje, u arrestua pas rreth 7 orësh në arrati pranë landfillit të Sharrës, i armatosur me kallashnikov.

 

Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.