Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, ka pritur në një takim të shtunën shefin e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Haniyeh kanë diskutuar vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza, rritjen e ndihmës humanitare, lirimin e pengjeve dhe një zgjidhje me dy shtete për paqe të qëndrueshme.

Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Gaza që nga një sulm ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Të paktën 24.927 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 62.388 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë në Gaza është tashmë e zhvendosur brenda vendit, ndërsa përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, kurse 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar./aa