Mbrëmjen e sotme mbyllet procesi 4 ditor për zgjedhjet në Parlamentin Europian, ndërsa nga të dhënat e deritanishme, që i referohen sondazheve në ccdo vend anëtar të BE-së ka një dominim të partive të qendrës së djathtë dhe ekstremit të djathtë, kumndrejt të majtës, socialdemokratëve apo të gjelbërve.

Në këtë mënyrë duket se PE do të ketë një tjetër konfigurim, ndoshta edhe aleanca të reja, për zgjedhjen e drejtuesve të KE-së dhe Presidentit të Komisionit Europian, ku Ursula von der Leyen do të kërkojë një tjetër mandat.

Rezultatet për secilin vend mund ti ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem:

https://results.elections.europa.eu/ 

Sondazhi për Kroacinë

Është publikuar vlerësimi për Kroacinë:

Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), partia konservatore e kryeministrit të vendit Andrej Plenkoviç: 33.74%

Koalicioni SDP: 27.81%

Lëvizja për Atdheun (PD), një parti e ekstremit të djathtë: 8.67%

Sondazhi për Bullgarinë

GERB -SDS: 26.2%

Ne vazhdojmë ndryshimin – Partia Demokratike e Bullgarisë (PP-DB): 15,7%

Partia e Rilindjes: 15.4%

Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS): 11.7%

Sondazhi për Maltën

Partia e Punës: 44.67%

Partia Nacionaliste: 42,52%

BalkanWeb