Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye për shtetasit turq që banojnë ose punojnë në vend.

 

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Türkiye do të mbahet më 28 maj.

 

Qytetarët turq me të drejtë vote nga 20 maji deri më sot, 21 maj, nga ora 08:00 deri në orën 22:00 kanë votuar në Ambasadën e Türkiyes në Shkup.

 

Sipas të dhënave të Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4.107 votues turq./AA