Votuesit në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) filluan të votojnë sot në ditën e fundit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian (PE) për një mandat pesë-vjeçar.

Në pjesën e fundit të katër ditëve të votimit që filloi këtë javë, votuesit e BE-së në Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Administratën Greke të Qipros Jugore, Hungari, Lituani, Luksemburg, Portugali, Poloni, Rumani, Slloveni, Spanjë dhe Suedi po shkojnë në qendrat e votimit.

Si përjashtim, estonezët mundën të fillonin votimin më 3 qershor, me qendrat e votimit të hapura deri më 9 qershor.

Holandezët e ndoqën më 6 qershor, fillimi zyrtar i zgjedhjeve, ndërsa irlandezët dhe çekët shkuan në zgjedhje më 7 qershor.

Votimi filloi të shtunën në Maltë, Letoni, Sllovaki dhe Itali, me italianët që vazhdojnë të shkojnë në qendrat e votimit edhe gjatë ditës së sotme.

Miliona në të gjithë BE-në duhej të votonin më 6-9 qershor për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, organi i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejt i bllokut dhe i vetmi legjislativ transnacional i zgjedhur drejtpërdrejt në botë.

Gjithsej 720 ligjvënës do të zgjidhen për një mandat pesëvjeçar. Më pas ata do të zgjedhin një presidente të Parlamentit Evropian, një post që aktualisht mbahet nga Roberta Metsola.

Zgjedhjet në Belgjikë

Qytetarët belgë sot votojnë në zgjedhje të dyfishta, duke hedhur gjithashtu votat për zgjedhjet e brendshme të vendit, në nivel rajonal dhe federal.

Më shumë se 8 milionë do të shprehin zgjedhjen e tyre për Parlamentin Federal të vendit dhe përfaqësuesit në rajonet e tyre përkatëse.

Zgjedhjet komunale dhe provinciale janë caktuar në Belgjikë për 13 tetor./aa