Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Ankara. Gjatë qëndrimit të tij Meta do të zhvillojë takime me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke.

Ndërkaq Meta ka prezantuar përmes një video-mesazhi edhe anëtaren më të re të Partisë së Lirisë, të ngarkuar për Marrëdhëniet me Turqinë, znj.Deniz Gücler.

MESAZHI NE VIDEO I METES

Mirëmbrëma nga Ankaraja të dashur miq, ku së bashku me anëtaren më të re të Partisë së Lirisë, znj. Deniz Gücler, ju urojmë një mbrëmje të këndshme!

Znj. Gücler, profesore në fushat e Astronomisë, të Fizikës e Matematikës është e ngarkuar për marrëdhëniet tona me Turqinë, njëkohësisht pjesë e delegacionit tim në takimet me udhëheqësit e opozitës turke, ku do të konfirmojmë vendosmërinë tonë për të investuar gjithçka për një të ardhme të shkëlqyer të marrëdhënieve tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë miq!/OraNews