Ditën e nesërme do t’i jepet lamtumira e fundit biznesmenit 50-vjeçar Ardian Nikulaj. Biznesmeni u qëllua dje për vdekje në lokalin e tij, nga një person ende i paidentifikuar.

Biznesmeni i njohur Nikulaj, baba i katër fëmijëve, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate.

 

Aktualisht ishte kryetari i PSD-së dhe kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës, nën logon e kësaj partie.foto galeri