Gjatë panairit në Mbour, 100 kilometra larg kryeqytetit të Senegalit, Dakar, delet e racës “Ladoum” shiten me një çmim prej 90,000 dollarë.

Delja, e njohur edhe si “mbreti i deleve”, është shitur prej vitesh me çmime që tejkalojnë çmimet e makinave luksoze, ndaj dhe për banorët e Senegalit kjo racë është “më shumë se një dele”.

Kjo racë u krijua nga një përzierje e “Toubaire” nga Mauritania dhe “Balibali” nga Mali.

Duke qenë 1.5 metra i gjatë dhe me peshë rreth 170 kilogramë, “Ladoum” duket më shumë si një kalë i vogël sesa një dele dhe konsiderohet si një shenjë prestigji në Afrikën Perëndimore. /tesheshi.com/