Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani publikoi foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Kosovë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.
Kreu i qeverisë u prit nga Presidentja Vjosa Osmani me të cilën zhvilloi takim kokë më kokë, ndërsa do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë./ata