Duke nisur nga e hëna e 27 majit Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e një sërë çështjesh që kanë dominuar jetën politike në Shqipëri.

Në 27 maj në orën 10 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojnë në një seancë publike me prezencën e palëve ligjin e shumë debatuar për komisionet hetimore.

Nën tymin e flakadanëve dhe zhurmën e bilbilave socialistët votuan me 21 dhjetor 2023 ligjin e ri për komisionet hetimore, ndërsa ai u çua në kushtetuese nga deputetët e opozitës pasi sipas tyre ai shkel kushtetutën dhe e bën të pamundur hetimin parlamentar.

 

Tre ditë me vonë me datën 30 maj, në seancë të mbyllur vetëm në bazë të dokumenteve Gjykata më e lartë në vend do të shqyrtojë  kushtetuetshmërinë e Rregullores së Kuvendit.

Përsëri nën kaosin e shkaktuar nga opozita mazhoranca socialiste votoj ndryshmet e reja të rregullores me 14 dhjetor.

Thelbi i ndryshimeve ishte ashpërsimi I dënimeve deri në 2 muaj për këdo deputetë që bllokon parlamentin, ndërsa opozita tha se rregullorja është antikushtetuese pasi ajo pezullon nga puna një deputet të zgjedhur me votat e qytetarëve.

Me datën 21 qershor do të nisë një tjetër proces që ka përplasur ashpër mazhorancën dhe opozitën.

Bëhet fjalë për mandatin  e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Me 11 prill të këtij viti socialistët votuan për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozita tha se votimi ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës nga PS-së pasi ata kishin refuzuar të zbatonin një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita pretendon se Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik në kohën kur Xhaçka ka qenë anëtare e Këshillit të Ministrave./OraNews