Kiara Tito  është bërë nënë e një vajzë një muaj më parë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luna Mari Ejlli.

Moderatorja nuk ka dashur të humbasë kohë, por menjëherë pas shtatzënisë ka nisur përpjekjet për ta rikthyer në top formë fizikun e saj, këtë e ka treguar hërë pas here në videot e saj teksa tregon se po bën disa trajtime për humbjen e peshësh së shtatzanisë.

Dje Kiara publikoi foto nga pushimet me vajzën e saj në krahë nën perëndimin e diellit  në bregun e detit.  E veshur me set lino ajo dukej e mrekullueshme dhe në formë mjaft të mirë fizike.

Kiara dhe Luizi u bene prinder ne fund te prillit. Dyshja u lidhën në Big Brother Albania VIP dhe vijuan bashkëjetesën edhe pasi dolën nga spektakli duke krijuar tashmë familjen e tyre. Së fundi, çifti njoftuan se do të vendosen në shtepinë e re në kryeqytet./Tema