Rruga Kune-Hidrovor me gjatësi 3 kilometra po rehabilitohet dhe do të hapet brenda datës 1 korrik, duke lehtësuar trafikun e automjeteve për pushuesit që do të zgjedhin Shëngjinin këtë sezon.
Lajmi bëhet me dije nga kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, në një potim nërrjetet sociale, ku ndan edhe pamje nga punimet që po kryhet në këtë rrugë.
Kryebashkiaku Ndreu inspektoi sot rrugën Kune-Hidrovor. “Në fund të muajit do jetë gati aksi i shumëpritur që do të lehtësojë trafikun, duke i dhënë një linjë të dedikuar daljes nga Shëngjini”, tha Ndreu.
Gjatë verës kjo rrugë do të jetë me një kalim, ndërsa nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
Rehabilimi i rrugës Kune-Hidrovor është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 79 milionë lekë, ku përfshihet asfaltimi si dhe mbrojtëset anësore të saj./ata