56% e portofolit të letrave me vlerë janë të emetuara në valutë të huaj, kryesisht në euro, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, vlera totale e këtyre instrumenteve financiare në mesin e vitit 2024 arriti në 14.2 miliardë lekë, 83% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Obligacionet e bankave ofrojnë norma kthimi më të larta krahasuar me depozitat bankare apo letrat me vlerë të qeverisë shqiptare.

Në pjesën më të madhe, blerësit e këtyre obligacioneve janë individë, klientë të bankave, por në këto instrumente po investojnë edhe shoqëri tregtare, që e shohin si një mënyrë për të investuar tepricën e likuiditetit dhe për të diversifikuar portofolin e tyre.

Aktualisht, shtatë nga 11 banka tregtare në vend kanë realizuar emetime të obligacioneve me ofertë private./OraNews