Aplikacioni “TEA” është kthyer në një udhërrëfyes të axhendës turistike në Shqipëri për turistët e huaj dhe vendas të cilët zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje rëndësinë e këtij aplikacioni si udhërrëfyes digjital i Shqipërisë turistike, ndërsa u shpreh se kushdo që është kurioz mund ta shkarkojë tani aplikacionin TEA 2.0 për të orientuar dhe shijuar udhëtimin e tij në Shqipëri.

TEA (Tourism Events of Albania) është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendar dixhital për aktivitetet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës.

Ai mund të shkarkohet në “Play Store” për celularët Androit dhe “Apple Store”, për telefonat “Iphone”, duke ofruar një kalendar të gjithë aktiviteteve që jetësohen gjatë sezonit turistik në Shqipëri./ata