Lëvizja Hezbollah njoftoi se një raketë "tokë-ajër" u lëshua ndaj një avioni luftarak izraelit që shkeli hapësirën ajrore të Libanit ndërsa avioni u detyrua të kthehej.

Hezbollahu ka bërë një deklaratë për sulmin ndaj avionit izraelit.

Në deklaratë thuhet se: "Një raketë 'tokë-ajër' u lëshua ndaj një avioni luftarak armik izraelit që shkeli hapësirën ajrore libaneze në mesnatë".

Thuhet se avioni u detyrua të kthehej pa përmbushur misionin e tij.

Në një deklaratë të ngjashme më 6 qershor, Hezbollahu tha se një avion luftarak ishte shënjestruar me të njëjtin lloj rakete.

- Humbën jetën dy anëtarë të Hezbollahut

Në një deklaratë tjetër, Hezbollahu njoftoi se dy anëtarë të saj u vranë në sulmin ajror të kryer nga ushtria izraelite në lindje të Libanit.

Theksohet se kanë humbur jetën anëtarët e Hezbollahut të quajtur Bilal Aladdin dhe Abbas Muhammed Nasir./aa