Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park turistik gjatë vizitës së tyre në Kinë.
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, incidenti ndodhi teksa 4 profesorët nga Universiteti Cornell i SHBA-së, ishin duke vizituar parkun Beishan në provincën verilindore të Kinës, Jilin.
Theksohet se sulmuesi me thikë ka plagosur 4 shtetas amerikanë dhe nuk dihet nëse i njëjti është kapur.
Autoritetet kineze nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë ndërkaq postimet në mediat sociale në lidhje me incidentin janë censuruar.
Dekani i Universitetit Cornell, Jonathan Brand e konfirmoi sulmin.
Ai tha se anëtarët e fakultetit ishin mysafirë në vend si pjesë e programit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit me Universitetin Beihua të Kinës.
Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se ishin në dijeni të incidentit dhe se po e vëzhgonin nga afër./aa