Ushtria izraelite njoftoi se gjatë luftimeve të hënën në Rripin e Gazës janë vrarë 4 ushtarë të saj dhe se janë plagosur rëndë 5 të tjerë.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në përleshjet në Gaza janë vrarë majori, Tal Pshebilski Shaulov (24), rreshteri Eitan Karlsbrun (20), rreshteri Almog Shalom (19) dhe rreshteri Yair Levin (19) të cilët janë nga Brigada Givat.

Ndërsa u plagosën rëndë nga Brigada Givat një oficer dhe 4 ushtarë që po trajnoheshin.

"Times of Israel" raporton se ushtarët izraelitë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në një shtëpie ku ata hynë në qytetin Rafah.

Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Hamasit dje njoftoi se kishte të vrarë dhe të plagosur nga ushtarët izraelitë si pasojë e shpërthimit të një kurthi të kryer nga rezistenca palestineze gjatë hyrjes së ushtarëve izraelitë në një shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Shaboura në qytetin Rafah.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet e tij në Rripin e Gazës, është rritur në 650, prej të cilëve 298 gjatë procesit të pushtimit tokësor./aa