Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në orët e vona të mbrëmjes, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës, Lordin George Robertson.

Gërvalla ka shkruar në Facebook se gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës,  Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

“Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm. Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar ajo./TopChannel