Një çift i moshuar ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi kishin ngrënë peshk helmues për drekë në Malajzi.

 

Ng Chuan Sing dhe gruaja e tij Lim Siew Guan, të dy rreth të 80-tave, blenë pa ditur të paktën dy peshk helmues online dhe më pas e kanë gatuar dhe e kanë ngrënë atë.

 

Zonja Guan, 83 vjeç, filloi të përjetonte ‘vështirësi në frymëmarrje dhe të dridhura’ pas ngrënies, ndërsa burri i saj filloi të shfaqte simptoma të ngjashme një orë pasi konusmuan vaktin.

 

Të dy të moshuarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku më pas mjekët kanë njoftuar se zonja Guan kishte ndërruar jetë në orën 19:00, raporton DailyMail.

 

Burri i saj, Sing, 84 vjeç, ra në koma për tetë ditë përpara se të vdiste të shtunën në mëngjes, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

 

Vajza e çiftit, kërkoi llogari për vdekjen e prindërve të saj teksa mbajti një konferencë shtypi jashtë shtëpisë të dielën para funeralit të tyre.

 

“Ata që janë përgjegjës për vdekjen e tyre duhet të dënohen sipas ligjit dhe shpresoj se autoritetet do të shpejtojnë hetimet,” tha ajo.

 

“Unë gjithashtu shpresoj se qeveria e Malajzisë do të përforcojë zbatimin dhe do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për shitjen e peshkut të helmuar, për të parandaluar që incidente të tilla të përsëriten”, shtoi vajza e çiftit.

 

Aktualisht, ligjet malajziane i ndalojnë shitësit të shesin ushqime helmuese si mishi i peshkut të fryrë, dhe ata që kapen duke e bërë këtë përballen me gjoba ose rrezikojnë të burgosen deri në dy vjet.

 

Pufferfish, i njohur si ‘fugu’ në Japoni, vazhdon të shijohet në restorantet e nivelit të lartë në Tokio, pavarësisht rreziqeve të rënda. Kuzhinierët duhet t’i nënshtrohen një trajnimi të gjerë deri në tre vjet përpara se të lejohen të përgatisin peshkun puffer për ushqim.

 

Pjesë të organeve, lëkurës, gjakut dhe kockave të peshkut përmbajnë tetrodotoksinë – një helm vdekjeprurës që mund të shkaktojë simptoma të tmerrshme para vdekjes.