Në dy dekadat e fundit, Türkiye ka zhvilluar hovshëm sistemin shëndetësor në vend, duke përmirësuar shërbimet për shtetasit e saj, por edhe duke u kthyer në një pikë të rëndësishme referimi në nivel global.
Türkiye ka zhvilluar shëndetësinë në shumë parametra, duke rritur kapacitetet nga viti në vit. Ja disa prej indikacioneve se si shëndetësia turke u shndërrua në një ndër sistemet më të mira.
Shtretërit e kujdesit intensiv, më mirë sesa shumica e BE-së
Një prej indikatorëve që tregon përparimin e madh që ka regjistruar Türkiye, është zgjerimi i kapaciteteve në repartin e kujdesit intensive. Sot, Türkiye ka kapacitet dyfish më të madh sesa mesatarja në mesin e 27 shteteve të Bashkimit Evropian.
Për 100.000 banorë, Türkiye ka 39,4 shtretër të kujdesit intensiv. Për krahasim, mesatarja në BE është 19,2 shtretër për 100.000 banorë.
Türkiye qëndron më mirë se Gjermania (29,7 shtretër në kujdesin intensive për 100 mijë banorë) dhe Franca (28,2 shtretër për 100 mijë banorë).
Pritshmëria e jetëgjatësisë – gjithnjë e më mirë në Türkiye
Falë zhvillimit të hovshëm të kujdesit shëndetësor, Türkiye ka regjistruar edhe rritje të vazhdueshme të jetëgjatësisë së pritshme në lindje.
Sipas zyrës kombëtare të statistikave, TurkStat, pritshmëria e jetëgjatësisë në Türkiye është 78,6 vjet.
Kjo shifër është shumë më e mirë jo vetëm krahasuar me mesataren globale (71 vjet), por edhe krahasuar me grupin e sipërm të vendeve me të ardhura të mesme (75,3 vjet) dhe mesataren e OBSh-së për rajonin evropian (77,4).
Lulëzon turizmi shëndetësor
Zhvillimi dhe modernizimi i shëndetësisë po përkthehet edhe me rritjen e turizmit shëndetësor. Në vitin 2022, rreth 1 milion njerëz erdhën në Türkiye dhe shpenzuan rreth 2 miliardë dollarë për mbjelljen e flokëve, sipas Shoqatës Turke të Turizmit Shëndetësor.
Türkiye ka tejkaluar gjithashtu xhiron prej 500 milionë dollarësh në shërbimet dentare dhe rreth 400 milionë dollarë në kirurgjinë estetike.
Türkiye synon të arrijë xhiro prej 20 miliardë dollarë nga industria e turizmit shëndetësor./TRT