Si pasojë e sulmeve ajrore që Izraeli kreu ndaj dy shtëpive në rajonin Az-Zawayda dhe në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ka të vrarë dhe të plagosur.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj një shtëpie në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat.

Dëshmitarët theksuan se si pasojë e sulmit ka të vrarë dhe të plagosur.

Një zyrtar shëndetësor nga spitali "Dëshmorët e Al-Aksës" në qytetin Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës tha se në spital u sollën shumë të plagosur dhe trupat e pajetë të 3 personave dy prej të cilëve fëmijë që humbën jetën si pasojë e bombardimit nga avioni luftarak izraelit ndaj shtëpisë së familjes At-Talbani në rajonin Az-Zawayda./aa