TRT World, transmetuesi publik turk i ka kushtuar një artikull fondacionit FETO i cili shtrihet edhe në Shqipëri dhe drejtohet nga Fetullah Gylen. TRT shkruan se FETO, pas tërmetit shktërrimtar që goditi Turqinë hapi një fushatë donacionesh në Shqipëri, për të mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit. Por sipas TRT, këto ndihma të mbledhura nuk kanë shkuar në Turqi, por në selinë e FETO-s në Pensilvani, SHBA.

 

Sipas TRT, fushata për mbledhjen e donacioneve nisi nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu në bashkëpunim me organizatën FETO. Në artikull thuhet se ata kanë arritur të mbledhin rreth 13 mln dollarë ndihma, por kanë deklaruar se janë mbledhur vetem 13 mijë dollarë.

TRT shkruan se këto para nuk mbërritën kurrë në Turqi, por u transferuan në selinë e e FETO-s në Pensilvani, SHBA dhe sipas kësaj media, një person me inicialet E.H ka bërë të mundur transferimin e parave. Sipas TRT, E.H., është një anëtar i FETO-s që është diplomuar në Universitetin Bedër, që po sipas kësaj mediaje ky universitet kontrollohet nga FETO dhe është i përfshirë në pastrim parash. TRT thotë se Ministria e Financave ka nisur një hetim.

 

Organizata FETO drejtohet nga Fetullah Gulen dhe është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia. Erdogan fajëson Fetullah Gylenin për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016, ku u vranë mbi 300 vetë dhe u plagosën rreth 2.100 të tjerë.  Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të quhet i rrezikshëm dhe burgoset.