Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë qëndrimit në Baku, zhvilloi një takim me ministrin e Shëndetësisë të Azerbajxhanit, Teymur Musayev.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ndau momente nga takimi me ministrin Musayev, me të cilin diskutoi për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në shëndetësi mes dy vendeve.
Ministrja Koçiu mori pjesë dje në Baku në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan.
Në mbledhje u shkëmbyen mendime mbi prioritetet e agjendës së partneritetit tonë dhe fushat me potencial të madh për bashkëpunim në fushën e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe promovimi i stilit të jetesës së shëndetshme; shkëmbimi i përvojës dhe praktikave më të mira për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale, veçanërisht për grupet vulnerabël si dhe vendosja e marrëdhënieve midis institucioneve të edukimit shëndetësor./ata