Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po zhvillon një vizitë në Stokholm të Suedisë.
Hasani zhvilloi një diskutim frytdhënës me “Business Sweden” dhe një vizitë në kompaninë “Ericson”, rreth bashkëpunimit të mundshëm në ekonomi, energjinë e rinovueshme, transformimin digjital, turizëm dhe infrastrukturë.
“Potenciali ekonomik i Shqipërisë, zhvillimi i shpejtë dhe burimet e shumta, pavarësisht sfidave gjeopolitike janë tregues të stabilitet të jashtëzakonshëm dhe rritje mbresëlënëse të Shqipërisë”, theksoi Hasani në një reagim në rrjetet sociale.
Hasani inkurajoi investitorët suedezë të eksplorojnë mundësi për investime në sektorë të ndryshëm premtues në Shqipëri, duke ndërtuar partneritet me përfitime të përbashkëta, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin./ata