Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit.
Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.
Presidenti i Republikës do të ketë takime të veçanta me secilin prej tyre.
Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne që do të mbahet të mërkurën, më 12 qershor, për 25-vjetorin e Çlirimit.
Më pas, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të jetë i pranishëm në Parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që do të zhvillohet në nder të Ditës së Çlirimit si edhe në pritjen shtetërore që organizohet me këtë rast./ata