Ambasadorja e Shqipërisë në Ankara, Blerta Kadzadej tha se mes dy aleatëve të NATO-s (Türkiye-Shqipëri), mes dy qeverive dhe më e rëndësishmja mes dy popujve ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Kadzadej në një prononcim për Anadolu foli lidhur me çështjet për marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri dhe për detyrën në Ambasadën e vendit të saj në Ankara.

Ajo bëri të ditur se dëshiron që gjatë detyrës së saj në Türkiye të çojë edhe më tej marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri të cilat ajo i cilësoi si të "shkëlqyera". "Mes dy aleatëve të NATO-s (Türkiye-Shqipëri), mes dy qeverive dhe më e rëndësishmja mes dy popujve ka marrëdhënie të shkëlqyera", deklaroi Kadzadej.

Kadzadej shprehu nderin dhe kënaqësinë e saj që ushtron detyrën për vendin e saj në Türkiyen "mike dhe vëllazërore".

Ambasadorja Kadzadej njoftoi se gjatë detyrës së saj do të punojë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo tërhoqi vëmendjen për aspektet pozitive të Ankarasë për sa i përket shërbimit dhe karrierës.

Kadzadej tha se është emocionuese për jetën "e gjallëruar" diplomatike në Ankara dhe që kryeqyteti pret një numër të madh të ambasadave.

- "Në Türkiye e ndiej veten si në shtëpi"

Pasi shpjegoi se në Türkiye e ndien veten si në shtëpinë e saj, Kadzadej tha: "Kjo është një nga gjërat më të mira që mund të ndjeni si diplomat. Ta ndjeni veten si në shtëpinë tuaj në një vend të huaj është shumë e rrallë".

Kadzadej thekson se përpara detyrës së saj në ambasadë ajo ka punuar edhe në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Istanbul dhe se njerëzit në Türkiye sillen me të si një person vendas.

"Türkiye është një partner shumë i rëndësishëm dhe strategjik për Shqipërinë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të ushtrosh detyrën këtu, të punosh dhe të shërbesh në një vend shumë të rëndësishëm në aspektin gjeostrategjik", u shpreh Kadzadej.

Ambasadorja shqiptare tha se Türkiye dhe vendi i saj kanë ndarë një "histori të përbashkët të gjatë" dhe se Shqipëria në të kaluarën ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. "Të dy vendet kanë shumë tradita të përbashkëta. Ka shumë fjalë të përbashkëta midis dy gjuhëve", tha Kadzadej.

Duke iu referuar "partneritetit strategjik" midis Türkiyes dhe Shqipërisë, Kadzadej deklaroi: "(Shqipëri dhe Türkiye) Aktualisht nuk kanë vetëm marrëdhënie shumë të mira dhe të përsosura, por në të njëjtën kohë ndajnë edhe marrëdhënie politike shumë intensive".

Ajo shpjegoi se qytetarët shqiptarë u pëlqen të kalojnë kohën në Türkiye dhe shtoi se ata kanë interes për vendet historike, kryesisht për Istanbulin si dhe zonat e turizmit si Bodrumi dhe Antalya.

Duke nënvizuar se mund të sigurohet që qytetarët turq gjithashtu të mund të vizitojnë Shqipërinë më shumë, Kadzadej theksoi se vendi i saj është zhvilluar dhe se mund të ofrojë opsione të ndryshme për turistët turq.

"Vëllimi i tregtisë midis dy vendeve mund të rritet më tej. Edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjithashtu ka përcaktuar vëllimin e tregtisë në 2 miliardë dollarë mes Türkiyes dhe Shqipërisë", tha Kadzadej.

​​​​​​​- Roli i Türkiyes në rajon

Lidhur me qasjen e politikës së jashtme të Türkiyes, Kadzadej tha se "Türkiye, jo vetëm me rolin e saj në Ballkan por edhe me rolin e saj në rajon është kategorikisht partner strategjik kyç që siguron kontribut për paqen dhe stabilitetin".

Sipas saj, kjo politikë është shumë e rëndësishme. Kadzadej thotë se Türkiye dhe vendi i saj inkurajojnë paqen, stabilitetin dhe jetesën në paqe dhe se Türkiye ka këtë rol në të gjithë botën.

Ambasadorja shqiptare Kadzadej filloi detyrën e saj në Ankara duke i paraqitur letrat kredenciale presidentit Erdoğan më 12 mars./aa