Investimet në Shkodër po vijojnë duke e transformuar më tej qytetin “djep të kulturës” shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në Shkodër, duke treguar ndryshimin që ka përjetuar kryeqendra e veriut së fundmi.
Investimet në infrastrukturë por edhe në ndriçim kanë sjellë tjetër atmosferë në rrugët e qytetit të Shkodrës, të cilave së fundi i është shtuar edhe ndriçimi LED.
Bashkia e Shkodrës është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO.
Rreth 50 milionë lekë të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.
Në total janë 7 km gjatësi rruge, me 56,000 m² sipërfaqe të ndriçuar për Shkodrën e që do të realizohen brenda pak muajsh./ata