Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmë shtizë në nderim të viktimave që humbën jetën në përplasjen e trenave në Greqi.

Tragjedia ndodhi në Tempe, më afërsi të Larisës, ku pas përplasjes së dy trenave humbën jetën 57 persona, ndërsa mes viktimave janë edhe 4 shqiptarë.

 

Viktimat shqiptare janë identifikuar si Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xholla dhe Klaudia Lata.